• e hënë, 08 korrik 2024

Biletat për ndeshjen me Anglinë në Shkup në shitje nga e hëna

Biletat për ndeshjen me Anglinë në Shkup në shitje nga e hëna

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njoftoi sonte se biletat për ndeshjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për EURO2024 do të jenë në shitje nga e hëna, një javë para ndeshjes e cila do të luhet në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup. 

Çmimi i biletës për ndeshjen do të jetë prej 400 dhe 600 denarë. 

Shitja e biletave do të organizohet vetëm përmes rrjetit të shitjes të  MKTickets me prani fizike të blerësve. 

E detyrueshme do të jetë bileta për ndeshjen edhe për fëmijë, pa marrë parasysh moshën e tyre. fc/

Fotografia: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR