• e enjte, 18 korrik 2024

Bild: Nagelsman më nuk është trajner i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel do ta zëvendësojë

Bild: Nagelsman më nuk është trajner i Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel do ta zëvendësojë

Berlin, 24 mars 2023 (MIA) - Julian Nagelsman është pushuar nga puna trajner i Bajernit të Mynihut, publikoi mbrëmë "Bild".

Sipas mediumit gjerman, drejtoria e klubit tashmë ka marrë vendim, e kjo zyrtarisht do të kumtohet së shpejti. Tomas Tuhel do të jetë trajner e Bajernit. Marrëveshja me të tashmë është arritur, e së shpejti palët do t'i nënshkruajnë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Julian Nagelsman e ka ndërmarrë Bajernin e Mynihut në korrik të vitit 2021. Nën udhëheqjen e trajnerit 35-vjeçar, ekipi nga Mynihu u bë kampion në sezonin 2021/22 dhe dy herë e ka fituar Superkupën gjermane.

Klubi i fundit i Tomas Tuhelit (49) ka qenë Çellsi. Ai u largua nga londinezët në shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qenë pa angazhman. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR