• e diel, 06 tetor 2024

“Bild”: Mane e goditi Sanen pas ndeshjes me Mançester Siti

“Bild”: Mane e goditi Sanen pas ndeshjes me Mançester Siti

Berlin, 12 prill 2023 (MIA) - Sulmuesit e Baernit, Sadio Mane dhe Leroj Sane, kanë pasur një përleshje fizike pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Mançester Sitin (0-3), publikoi "Bild".

Sipas gazetës gjermane, konflikti ka nisur gjatë ndeshjes, ndërsa më pas ka vazhduar në dhomën e zhveshjes. Vihet re se Manes nuk i ka pëlqyer fakti që Sanes nuk i ka kaluar topin në një veprim. Debati përfundoi me senegalezin që goditi me grusht në fytyrë sulmuesin gjerman. Lojtarët u ndanë shpejt, pas së cilës shokët e skuadrës e nxorën Sanen nga dhoma e zhveshjes.

 Jemi në pritje të reagimit të drejtuesve të klubit dhe sanksioneve të mundshme për futbollistët e përfshirë në incident.

Ndeshja e kthimit me Mançester Sitin është planifikuar të zhvillohet më 19 prill në Mynih. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR