• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bilanci i vdekjeve nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi numrin 28.000, KB druan se është e mundur të jetë dy herë më i madh

Bilanci i vdekjeve nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi numrin 28.000, KB druan se është e mundur të jetë dy herë më i madh

Nju-Jork, 12 shkurt 2023 (MIA) - Në tërmetet që i goditën Turqinë dhe Sirinë jetën e humbën mbi 28.000 njerëz, ndërsa një përfaëqsues zyrtar i Kombeve të Bashkuara (KB) tha se bilanci përfindimtar i katastrofës mund të jetë dyfish më i madh.

Shefi i agjencisë së KB-së për çështje humanitare, Martin Grifits, dje qëndroi në qytetin turk Kahramanmarash, epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7,8 gradë.

"Mendoj  se është e vështirë të vlerësohet numri përfundimtar i të vdekurve sepse duhet të kërkohet nën rrënoja, por jam i sigurt se do të jetë dyfish", deklaroi Grifits për Skaj Njus.

Dhjetëra mijë shpëtimtarë po i kontrollojnë rrënojat në të ftohtin e madh që e vështirëson situatën pas dy tërmeteve të fuqishme me fuqi prej 7,8 dhe 7,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit që i goditën Turqinë dhe Sirinë para një jave.

Sipas të dhënave të fundit, në Turqi jetën e humbën 24.617 persona, ndërsa në Siri 3.574. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR