• e premte, 08 nëntor 2024

Bi-Bi-Si me qëndrim për talljen ndaj Ronaldos

Bi-Bi-Si me qëndrim për talljen ndaj Ronaldos

Londër, 9 korrik 2024 (MIA) - Bi-Bi-Si ka lëshuar një shpjegim për talljen me yllin portugez Kristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së fazës së 8-të të UEFA EURO 2024 kundër Sllovenisë, kur Jan Oblak e mbrojti penaltinë e sulmuesit. 

Në televizion u shfaq "Mistiano Penaldo", shaka për goditjen nga pika e bardhë e Ronaldos, gjë që u vu re nga fansat e vëmendshëm të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre.

"Titulli ishte vetëm lojë me fjalë, që e kemi bërë shumë herë në analizën e grafikeve të programit 'Ndeshja e ditës'. Nuk kemi për qëllim ta ofendojmë Kristiano Ronaldon", njoftoi Bi-Bi-Si. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR