• e martë, 20 janar 2026

Besimi: Fidovski mori shtatë vota të qarta dhe Këshilli do t'ia japë mundësinë

Besimi: Fidovski mori shtatë vota të qarta dhe Këshilli do t'ia japë mundësinë

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Rezultatet janë të qarta, Anel Fidovski mori shtatë vota "për" dhe ne do ta mbështesim, theksoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Bashkim Besimi, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të prokurorëve publik, ku Fidovski u zgjodh prokuror publik i Prokurorisë themelore publike Shkup.

"Rezultatet janë të qarta, mori shtatë vota. Në intervistë tregoi rezultate të mira dhe disa nga anëtarët vlerësuan se duhet t'i jepet mundësia. Dhe do t'ia japim", deklaroi Besimi.

Lidhur me votën "e përmbajtur" që ai e dha për Bubevskin, Beismi sqaroi se mënyra e këtillë e të deklaruarit është e zakonshme në Këshill edhe pse në kornizën ligjore nuk është definuar saktësisht.

"Shpesh votohet 'përmbajtshëm'. Në ligj kjo nuk është e saktësuar, ndërsa ne insistojmë në ligjin e ri që kjo të rregullohet në mënyrë që të definohet qartë", tha ai.

Besimi informoi se të gjithë pesë kandidatët që konkurruan i kanë përmbushur kushtet formale dhe se nuk janë vërejtur parregullsi të konsiderueshme.

Fidoski mori mbështetje më të madhe nga anëtarët e Këshillit dhe me shtatë vota "për" u zgjodh shef i ri i PTHP Shkup. Bubevski mori pesë vota "për", Trajçevska dhe Andonova nga një votë "për", ndërsa Petreski nuk mori asnjë votë "për".

Paraprakisht në mbledhje, disa nga anëtarët i arsyetuan qëndrimet e veta lidhur me kandidatët për prokuror publik. Ermon Neziri shprehi mbështetje për gavrill Bubevskin dhe theksoi se ai ka kontribuuar për përmirësimin e punës së Prokurorisë përmes punësimit të hetuesve, transparencës së shtuar dhe vendosjes së inteligjencës artificiale. Svetllana Stojkoviq gjithashtu dha mbështetje për Gavrill Bubevski duke cekur se ai gëzon respekt dhe autoritet edhe në institucion edhe mes të punësuarve. Marjana Ilievska u deklarua në mbështetje të Anel Fidoskit për të cilin tha se posedon autoritet dhe se ka treguar gatishmëri për zbatimin e standardeve dhe praktikave bashkëkohore  në punën e prokurorisë. Adrian Demiri gjithashtu dha mbështetje prë Anel Fidoskin. Nga ana tjetër, Keti Petkova paralajmëroi se nuk do të votojë për Gavrill Bubevskin sepse konsideron se duhet t'i jepet mundësia një kandidati tjetër.

Me 10 vota "për" Besir Aliu u zgjodh prokuror në Prokurorinë themelore publike Tetovë, i cili njëherit ishte edhe kandidati i vetëm i paraqitur.

Në mbledhjen e sotme u miratuan procesverbalet nga mbledhja e 34-t, si dhe kërkesat për vazhdim të funksionit PP për një vit, në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, nga disa prkurorë publik. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR