• e shtunë, 23 nëntor 2024

Besar Durmishi e mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës

Besar Durmishi e mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA)- Në Ministrinë e Ekonomisë, sot Besar Durmishi e mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Sekretarja Shtetërore Razmena Çekiq Duroviq i uroi mirëseardhje në ministri dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrës si ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Ministri i ri tha se do të punojë në përmirësimin e standardit të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe hapjen e vendeve të reja të punës që do t'u japin të rinjve në vendlindje një jetë më të mirë dhe më dinjitoze.

Ministri Durmishi në ditën e parë të punës si ministër i Ekonomisë dhe Punës, gjithashtu theksoi se do të punojë në krijimin e klimës më të favorshme për zhvillim dhe investime, lehtësimin e procedurave administrative si dhe kushteve të drejta investimi për investitorët e huaj.

Besar Durmishi vjen nga Komuna e Tetovës, me të cilën deri më tani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR