• e premte, 08 nëntor 2024

BESA: Pushteti gjyqësor edhe më tej është i robëruar nga partitë politike në pushtet LSDM-BDI

BESA: Pushteti gjyqësor edhe më tej është i robëruar nga partitë politike në pushtet LSDM-BDI

Shkup, 22 shkurt 2023

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,

Pushteti gjyqësor vazhdon të ngelet i kapur nga partite politike në pushtet LSDM-BDI. Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm e publikuar nga Akademia për gjyqtar dhe prokuror publik dëshmon qartë për vizionin dhe misionin politik të BDI-së.

Gjatë gjithë kohës flasin për reforma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur të cilat asesi të ndodhin, ndërkaq brenga e tyre e vetme është rehatimi i familjarëve të tyre në pozita të rëndësishme në organet e drejtësisë. Asgjë nuk është e rastësishme, ashtu siç nuk është i rastësishëm edhe fakti se në anketat e institucioneve relevante ndërkombëtare besimi i qytetarëve tek pushteti gjyqësor është vetëm 3 %, se në bazë të raporteve të Komisionit Europian Maqedonia e Veriut ka dështuar rëndë me reformën në drejtësi, e gjithë kjo sepse zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së, në vend që t’i qasen me seriozitet reformave në drejtësi, ata vazhdojnë të ngulfatin sistemin gjyqësor, duke rehatuar të afërmit e tyre në organet e drejtësisë.

Faktet dhe dëshmitë ekzistojnë, ‘ndërkaq përpara fakteve edhe perëndia hesht’. Djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi, i cili në mënyrë të dyshimtë dhe akoma të pashpjegueshme nga institucionet kompetente kaloi provimin e jurisprudencës para se të diplomoj, provim i cili është parakusht për ndjekjen e akademisë për gjyqtar dhe prokuror publik sot është në prag të zgjedhjes së tij si prokuror publik. Mirëpo, jo vetëm kaq prokurori publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Islam Abazi, njeri i afërt me partinë në pushtet, zgjedhja e të cilit ishte kritikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, nuk u mjaftua me pozicionimin e tij në pozitat më të larta në kuadër të pushtetit gjyqësor, tash e rehaton edhe gruan e tij në organet e drejtësisë.

Derisa shtetet fqinje kanë ndëramarë veprime konkrete në drejtim të vetingut dhe reformës në drejtësi, gjegjësisht kanë krijuar kornizën ligjore për luftimin e korupsionit dhe vetingut në organet e drejtësisë, funksionarët e BDI-së nuk mund të bëjmë asgjë më tepër sesa të rehatojnë të afërmit e tyre për të fshehur dhe për të mbuluar krimet dhe korrupsionin. Opinioni tashmë e ka të qartë se cili është qëllimi dhe vizioni politik i BDI-së, dhe se integrimin Europian e përdorin për të fshehur paaftësinë e tyre për të drejtuar shtetin.

Lëvizja BESA, konsideron se për të patur referoma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur duhet një qeveri e re, e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral

dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin. Sa më parë të shkohet në zgjedhje aq më mirë do të jetë për shtetin dhe qytetarët.

Foto: MIA arkivi

Lëvizja Besa – Departamenti i Drejtësisë,

 

—————————————————————————————————————————

***MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***

QËNDRONI TË LIDHUR