• e martë, 24 dhjetor 2024

Berlini-Varshavës: Sistemet gjermane për mbrojtje ajrore "Patriot" destinohen për territorin e NATO-s

Berlini-Varshavës: Sistemet gjermane për mbrojtje ajrore
Berlin, 24 nëntor 2022 (MIA) - Berlini sot ka bërë qartë të ditur se sistemet e mbrojtjes anti-ajrore "Patriot" që ka propozuar t'ia ofrojë Polonisë janë të destinuara për përdorim vetëm në territorin e NATO-s, duke i kundështuar kërkesat e Varshavës që sistemi të dërgohet në Ukrainë. "Këto sisteme Patriot janë pjesë e mbrojtjes së integruar ajrore të NATO-s, që do të thotë se ato synohen të sistemohen në territorin e NATO-s", tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kristin Lambreht në Berlin. "Për sistemimin jashtë territorit të NATO-s do të nevojiten diskutime paraprake me NATO-n dhe aleatët". Berlini i ofroi Varshavës sistemin e mbrojtjes anti-ajrore "Patriot" për të ndihmuar Poloninë që të sigurojë hapësirën e saj ajrore pasi një raketë ra në territorin polak javën e kaluar, duke vrarë dy persona. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariush Blashçak deklaroi dje se ka kërkuar nga Gjermania që në vend të kësaj të dërgonte "Patriotin" në Ukrainë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR