• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Berisha mbetet në arrest shtëpiak, Gjykata supreme ia refuzoi ankesën

Berisha mbetet në arrest shtëpiak, Gjykata supreme ia refuzoi ankesën

Tiranë, 5 mars 2024 (MIA) - Gjykata supreme sot e hodhi poshtë ankesën e ish-kryeminisstrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për heqje të masës së arrestit shtëpiak.

Kërkesa u parashtrua më 25 janar, ndërsa vendimi i sotëm do të thotë se mbetet në "arrest shtëpiak", masë e cila iu shqiptua më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Kjo masë kundër tij ishte parashtruar pasi që nuk e respektoi masën e "paraqitjes së detyrueshme", duke refuzuar të shkojë në Prokurorinë speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", SPAK.

Berisha dyshohet për korrupsion të lartë, duke e favorizuar dhëndrin e tij në procesin e privatizimit të tokës shtetërore të kompleksit sportiv "Partizani" në Tiranë, derisa ishte kryeministër.

Berisha ishte president i Shqipërisë prej vitit 1992 deri në vitin 1997, ndërsa prej vitit 2005 deri në vitin 2013 e kreu funksionin e kryeministrit.

Nga maji i vitit 2021 Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA, siç theksoi Departamenti i Shtetit, përzierje në keqpërdorim të fondeve publike dhe se e ka shfrytëzuar fuqinë për të përfituar dobi për vete, për anëtarë të familjes dhe për bahskëpunëtorë politik.

Sot gjykata e refuzoi kërkesën edhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili, gjithashtu mbetet në arrest sshtëpiak, por edhe kërkesën e SPAK-ut të hkojë në paraburgim.

Ai akuzohet se në mënyrë të parregullt ka përfituar 5,4 milionë euro përmes ndërtimit të shsumëkatëshes në hapësirën e kompleksit sportiv. ab/

Foto: Berisha FB

QËNDRONI TË LIDHUR