• e enjte, 18 korrik 2024

Beretini u tërhoq nga Mastersi në Madrid

Beretini u tërhoq nga Mastersi në Madrid

Barcelonë, 22 prill 2023 (MIA) - Tenisti italian Mateo Beretini do të largohet nga Mastersi në Madrid.

"Fillova një program intensiv rehabilitimi në Barcelonë. Do të bëj çmos që të rikthehem sa më shpejt në garë. Fatkeqësisht, nuk do të jem në gjendje të luaj në Madrid. Unë do t'ju informoj. Faleminderit për mbështetjen", ka shkruar Beretini në rrjetet sociale.

 Javën e kaluar, tenisti 27-vjeçar u tërhoq nga raundi i tretë i Mastersit në Monte Karlo për shkak të një problemi me muskujt e barkut.

 Turneu në Madrid do të zhvillohet nga 26 prilli deri më 7 maj. sa/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR