• e premte, 28 qershor 2024

Berbok: Ukraina ka nevojë për armë me rreze të mëdha veprimi

Berbok: Ukraina ka nevojë për armë me rreze të mëdha veprimi

Strasburg, 17 maj 2024 (MIA) - Ukraina ka nevojë për armë me rreze të mëdha veprimi që të luftojë kundër avancimit rus në rajonin Harkov, ku situata në fushëbetejë është "shumë dramatike" ", deklaroi sot shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok.

Në margjinat e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës në Stratsburg, ajo potencoi se është me rëndësi të ndërpriten rrugët ruse për furnizim dhe t'i jepet Ukrainas armë "që mund të përdoret në distanca të mesme dhe të gjata".

Ajo theksoi se Berlini bashkëpunon me partnerët e saj rreth kësaj çështje dhe se situata në front është "jashtëzakonisht e vështirë". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR