• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dënohen me 22 vite burg katër persona të përfshirë në vrasjen e politikanit të Kosovës, Oliver Ivanoviq

Dënohen me 22 vite burg katër persona të përfshirë në vrasjen e politikanit të Kosovës, Oliver Ivanoviq

Prishtinë, 28 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 22 vite burg katër serbët e Kosovës të dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, rast që ka ndodhur në janar të vitit 2018 në Veri të Mitrovicës, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjykata ka shpallur fajtorë Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, ndërsa Silvana Arsoviq dhe Rade Basara janë liruar.

Marko Roshiq u dënua me dhjetë vjet burg dhe me gjobë në vlerë 10.000 euro. Nedeljko Spasojeviq u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe gjobë prej 4.500 euro. Policët Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq janë liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por u dënuan me nga katër vjet burg për veprën e armëmbajtjes pa leje për përdorimit dhe kontrollit pa leje, publikoi gjyqtari Valon Kurtaj. Në dënim do të përfshihet dhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Në caktimin e dënimit nuk ishin të pranishëm të pandehurit, por vetëm avokatët e tyre.

Gjyqi i të akuzuarve për ndihmë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit filloi në korrik të vitit 2021, dy vjet e gjysmë pas vrasjes.

Për këtë rast janë në arrati Zheljko Bojiq, Zvonko Veselinoviq, Milan Radoiçiq dhe dy të akuzuar të panjohur.

Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë plumba në shpinë mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018, para selisë së iniciativës së tij qytetare "Liri, demokraci drejtësi" në veri të Mitrovicës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 


 
 



 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR