• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është shembur çatia në aeroportin e Nju Delhit, një i vdekur, anulohen fluturimet

Është shembur çatia në aeroportin e Nju Delhit, një i vdekur, anulohen fluturimet

Nju Delhi, 28 qershor 2024 (MIA) - Çatia e aeroportit ndërkombëtar "Indira Gandi" në kryeqytetin indian Nju Delhi u shemb të premten nën shiun e dendur dhe erërave. Një person ka humbur jetën, ndërsa fluturimet u anuluan, publikuan personat zyrtarë.

"I gjithë terminali, një nga tre në aeroportin më të ngarkuar të vendit është evakuuar dhe është urdhëruar një hetim për kolapsin. Disa persona janë lënduar", deklaroi ministri indian i aviacionit Kinjarapu Ramohan Naidu.

Pesëdhjetë fluturime vendase janë anuluar ose shtyrë, sipas platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Rreth 148.5 milimetra shi ka rënë në zonën e aeroportit për tre orë, që është më shumë se mesatarja për të gjithë qershorin sipas Departamentit meteorologjik të Indisë.

Shumë pjesë të tjera të Nju Delhit janë përmbytur gjithashtu si dhe automjete të bllokuara në ujë në lartësi deri në një metër. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR