• e enjte, 26 dhjetor 2024

Benzema merr kërcënime në Arabinë Saudite për shkak të fjalëve të ministrit francez të Punëve të Brnedshme

Benzema merr kërcënime në Arabinë Saudite për shkak të fjalëve të ministrit francez të Punëve të Brnedshme

Xheda, 18 janar 2024 (MIA) - Avokati i lojtarit sulmues të ekipit Al-Ihtihad, Karim Benzema, Hjug Vizhe, kumtoi se lojtari ka marrë kërcënime në Arabinë Saudite pasi që ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin deklaroi se sulmuesi ka pasur lidhje me një organizatë terroriste.

"Komentet e ministrit kanë pasoja serioze. Lojtari merr kërcënime në Arabinë Saudite, ku punon", thotë Vizhe në intervistë për "RMC Sport".

Më 15 tetor Benzema e mbështeti Palestinën në konfliktin me Izraelin. Ai në rrjetet sociale shkroi: "Lutemi për njerëzit në Gazë".

Më 19 tetor, Ministria franceze e Punëve të Brendshme ceki katër shenja për lidhshmëri të Benzemas me një organizatë terroriste: refuzim të këndojë himnin kombëtar me reprezentacionin francez, prozelitizëm në rrjetet sociale rreth adhurimit mysliman, fotografinl me imamin Mo dhe mbështetje për qëndrimet e Habib Nurmagomedovit.

Gjithashtu, ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin deklaroi drejtpërdrejtë se Benzema ka lidhje me Vëllazërinë myslimane (lëvizja është ndaluar në Federatën ruse si terroriste).

Benzema (36) luan për ekipin Al-Ihtihad nga korriku i vitit 2023. Këtë sezon luajti 20 ndeshje për klubin saudit, shënoi 12 gola dhe ishte krijues i pesë asistimeve. ab/

 

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR