• e enjte, 18 korrik 2024

Ben Dejvis kaloi nga Liverpuli në Glazgou Renxhers

Ben Dejvis kaloi nga Liverpuli në Glazgou Renxhers
Liverpul, 20 korrik 2022 (MIA) - Ben Dejvis nga Liverpuli lidhi kontratë me klubin skocez të futbollit Glazgou Renxhers, konfirmoi klubi.Futbollisti e ka nënshkruar kontratën në katër sezone, ndërsa mediat britanike transmetojnë se Renxherët do të paguajnë katër milionë funta për të drejtat e futbollistit 26-vjeçar."Jam shumë i entuziazmuar për transferimin tim. Jam në pritje për hapin tim të ardhshëm në karrierë. Ky është një klub i madh me ambicie të mëdha dhe mezi pres që të filloj", deklaroi Dejvis, qëndron në ueb-faqen e klubit. Dejvis ishte huazuar në Shefilld Junajted nga Liverpuli, ku luajti 23 ndeshje. Ky është përforcimi i gjashtë i ekipit nga Glasgou këtë verë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR