• e shtunë, 13 korrik 2024

Belingem vendosi rekord të klubit në Ligën e kampionëve

Belingem vendosi rekord të klubit në Ligën e kampionëve

Madrid, 30 nëntor 2023 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem, mbrëmë shënoi gol në ndeshjen e xhiros së 5-të në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve kundër Napolit dhe vendosi rekord për klubin në këtë garë elitare.

Anglezi 20-vjeçar u bë lojtari i parë në historinë e Real Madridit, i cili ka shënuar gol në çdo prej katër ndeshjeve të tij të para në Ligën e kampionëve.

Reali i Madridit e mundi Napolin me rezultatin 4:2 dhe me 15 pikë maksimale është lider në grupin C të Ligës së kampionëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR