• e enjte, 18 korrik 2024

Bekami e fton Ronaldon në Inter Majami

Bekami e fton Ronaldon në Inter Majami
Londër, 16 nëntor 2022 (MIA) – Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze dhe pronar i franshizës MLS të Interit nga Majami, Dejvid Bekam, është i interesuar pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2022 ta angazhojë futbollistin e Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo, publikuan sot mediat britanike.
Sipas burimeve të njëjta, Bekam tashmë e ka kontaktuar menaxherin e futbollistit portugez, Zhorzh Mendesh, i cili gjoja e ka paralajmëruar mundësinë që Ronaldo pas Mundialit në Katar të shpërngulet në SHBA. Ronaldo ka marrëveshje me Junajtedin deri në fund të sezonit aktual, ndërsa për momentin me reprezentacionin e Portugalisë në përgatitje për KB në Katar. Portugezi është në dalje e sipër nga Mançester Junajtedi pas intervistës kontroverse për mediat britanike në të cilën shprehu ofendime të shumta në adresë së klubit të tij aktual dhe trajnerit Erik ten Hag.

QËNDRONI TË LIDHUR