• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

BE-ja ra dakord për një pako prej pesë miliardë euro për të financuar armët për Ukrainën

BE-ja ra dakord për një pako prej pesë miliardë euro për të financuar armët për Ukrainën

Bruksel, 13 mars 2024 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së u pajtuan sot që të shtojnë pesë miliardë euro në fondin qendror për të paguar për armët e dërguara në Ukrainë, kumtuan personat zyrtarë.

Belgjika, e cila kryeson me BE-në, theksoi se ambasadorët nga 27 vendet e bllokut janë "dakorduar në parim" për planin për të mbështetur dërgesat e armëve në Kiev në vitin 2024.

BE-ja ka qenë e përfshirë në debate disamujore mbi një fond të quajtur Fondi Evropian i Paqes, me Francën dhe Gjermaninë në qendër të pjesës më të madhe të debatit. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR