BE-ja po e përgatitë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Trampit
- Me afrimin e 1 shkurtit, kur duhet të hyjnë në fuqi doganat e paralajmëruara amerikane ndaj tetë vendeve nga Evropa, të cilat e kundërshtojnë marrjen e Grenlandës nga ana e SHBA-së, liderët evropianë po hartojnë plane se si ta bindin presidentin amerikan, Donald Tramp të heqë dorë nga aspiratat, vlerësojnë mediumet belge.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:18, 20 janar, 2026
Bruksel, 20 janar 2026 (MIA) - Me afrimin e 1 shkurtit, kur duhet të hyjnë në fuqi doganat e paralajmëruara amerikane ndaj tetë vendeve nga Evropa, të cilat e kundërshtojnë marrjen e Grenlandës nga ana e SHBA-së, liderët evropianë po hartojnë plane se si ta bindin presidentin amerikan, Donald Tramp të heqë dorë nga aspiratat, vlerësojnë mediumet belge.
Sipas "Euraktiv", merret prështypja se tani për tani liderët evropianë janë të fokusuar në blerjen e kohës në Samitin botëror ekonomik duke shpresuar se do t'i qetësojnë tensionet përmes përmbajtjes në vend të konfrontimit dhe se Trampi nuk do t'i përshkallëzojë plotësisht punët në fjalimin e tij të nesërm në Davos.
"Politiko", ndërkaq, vlerëson se duke e parë sjelljen e liderëve evropianë, duket sikur të ekzisotjnë disa plane të ndryshme mes tyre, me çka shkaktojnë frikë se në BE ekziston unitet kur bëhet fjalë për atë se si t'u përgjigjen kërcënimeve të Trampit.
Në kushte të këtilla pas fjalimit të nesërm të Trampit, për të enjten paraditte është caktuar takim i ri i Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) si përgatitje për Samitin e jashtëzakonshëm të Unionit, i paraparë për sonte në Bruksel. Pas kësaj, për të premten është caktuar takim i eurokomisarëve në formë të "Kolexhit për siguri", format i vendosur vitin e kalaur me detyrë të përballet me kanosjet.
Paralelisht me këtë, siç paralajmëruan nga Komisioni evropian, përfaqësues të BE-së po bisedojnë me kolegët e tyre amerikanë në të gjitha nivelet.
Sipas një diplomati të BE-së, i prëfshirë në këto aktivitete, të gjitha vendet anëtare kanë mandat t'u drejtohen kolegëve amerikanë dhe t'u sqarojnë se marrja e Grenlandës do të ishte plotësisht e papranueshme.
"Do të ketë takime ministrore në Davos dhe në Uashington. Të gjithë ambasadorët tanë kontaktojnë me anëtarë të Kongresit (të SHBA-së) dhe me secilin që e njohin në lëvizjen 'Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe' (MAGA) në mënyrë që të tentojnë ta bartin porosinë se do të përgjigjemi ashpër nëse vazhdojnë kështu", deklaroi një diplomat për "Plejbuk".
Mediumet në Bruksel theksojnë se mes anëtareve të BE-së ekziston "taborr i vendeve të kudjesshme" të cilat ende besojnë se mund të evitohet konflikti me Trampin dhe i kundërshtojnë kundërmasat tejet të ashpra ndaj SHBA-së. Ata janë të qëndrimit se BE-ja nuk duhet të bëjë publikisht "kërcënime të ashpra" ndaj SHBA-së, por duhet të veprojë me qetësi dhe ta shprehë shqetësimin e saj përmes kanaleve private.
Shtizat në BE veçanërisht po thehen rreth aktivizimit të "Instrumentit kundër detyrimit" (ACI_), i cili parasheh kufizim të importit të mallrave dhe shërbimeve në Union, i njohur edhe si "bazuka tregtare". Idenë për aktivizim të ACI-së e dha Franca, por tani për tani edhe në disa vende të tjera ekzistojnë mendime të kundërta nëse ky instrument duhet të vihet në shqyrtim si përgjigje nsdaj kërcënimeve amerikane.
Tani për tani mbetet paralajmërimi për kundër-dogana ndaj SHBA-së në shumë prej 93 miliardë eurove, që do të hynte në fuqi prej 7 shkurtit, nëse deri atëherë nuk arirhet ndonjë marrëveshje me Uashingtonin për doganat që do të duhej të vendoseshin më 1 shkurt.
Sipas mediumeve, nga ana tjetër merret përshtypja se administrata e Trampit nuk është fare e frikësuar nga kundër-masat e mundshme amerikane.
Kështu, sekretari amerikan i Financave, Skot Besent në Davos deklaroi për "Fajnenshëll tajms" se Uashingtoni nuk pret që BE-ja ta prëdorë armën e vet më të fuqishme tregtare. "Supozoj se së pari do ta formojnë grupin e tmerrshëm evropian të punës, që duket sikur është arma e tyre më e fuqishme", vërejti Besent.
Një përfaqësues i Këshillit evropian deklaroi për "Politiko" se për BE-në po bëhet problem ajo që nuk ka strategji të prëgjithshme për përgjigje ndaj kërcënimeve të SHBA-së dhe fakti që secili vend anëtar ka qasjen e vet. Që këtej, sipas tij, prioritet të enjten në Samit do të jetë arritja e konsensusist për përballje me situatën.
"Ngjarjet më të reja në marrëdhëniet transatlantike kërkojnë diskutim mes liderëve për pasojat prej tyre për BE-në dhe për koordinim të hapave të ardhshëm", deklaroi ai.
Diplomatët vlerësojnë se të vetmit që mund ta parandalojnë përshkallëzikin e krizës megjithatë nuk janë evropianët, por amerikanët dhe atë ata të afërt me Trampin nga radhët e Partisë republikane. Sipas diplomatëve, në kushte kur në nëntor paraprijnë zgjedhje për përbërjen e plotë të Dhomës përfaqsëuese dhe për një të tretën e anëtarëve të Senatit, republikanët duhet të mbajnë llogari për rejtingun e tyre dhe nuk do të dëshironin dogana shtesë për t'i rritur shpenzimet për jetë të një amerikani mesatar. ab/
Foto: МIА arkivi