• e enjte, 26 dhjetor 2024

BE-ja ndau edhe 5.2 milionë euro ndihmë pas përmbytjeve në Libi

BE-ja ndau edhe 5.2 milionë euro ndihmë pas përmbytjeve në Libi

Bruksel, 18 shtator 2023 (MIA) -  BE-ja marrë vendim  ta forcojë mbështetjen e saj për Libinë pas përmbytjeve katastrofike në pjesën lindore të vendit, duke lëshuar 5.2 milionë euro shtesë në fonde humanitare.

Ndihma do të dorëzohet përmes partnerëve humanitarë të BE-së aktivë në vend, duke u mundësuar të forcojnë ndihmën me fokus në sigurimin e akomodimit, pajisjeve mjekësore, ushqimit, ujit dhe produkteve higjienike, informoi sot Komisioni Evropian. 

Nga shuma e përgjithshme.  200.000 euro janë për Fondin për Ngjarje Urgjente për Reagimin ndaj Fatkeqësive të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) për të mbështetur Gjysmëhënën e Kuqe Libiane. 

Me këtë ndihmë të re, fondet e përgjithshme humanitare nga BE-ja të destinuara për Libinë pas përmbytjeve arritën në mbi 5.7 milionë euro.

"Bashkimi Evropian vazhdon të sigurojë ndihmë përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së. Deri më tani, tetë vende anëtare të BE-së i kanë ofruar ndihmë Libisë (Gjermania, Rumania, Finlanda, Italia, Holanda, Franca, Belgjika dhe një ofertë e re nga Austria) përmes Mekanizmit", shtohet në deklaratë. 

 Qendra Koordinuese për Reagim gjatë rasteve urgjente, gjithashtu  vendosi edhe një ekip ekspertësh dhe një oficer për lidhje për të mbështetur operacionet tokësore, përveç vënies në dispozicion të ekspertizës së saj mjedisore

Menjëherë pas përmbytjeve në Libi, BE-ja ndau 500.000 euro fonde humanitare dhe drejtoi ofertat nga shtetet anëtare përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Unionit. 

Komisari evropian për Menaxhim me Kriza Janez Lenarçiç, me rastin e vendimit të fundit për ndihmë të Komisionit Evropian, deklaroi se BE-ja siguron mbështetje të vazhdueshme për njerëzit në Libi të prekur nga stuhia Daniel. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR