• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja e ka përshëndetur rezolutën e Këshilit të Sigurimit të KB-së për armëpushim në Gazë

BE-ja e ka përshëndetur rezolutën e Këshilit të Sigurimit të KB-së për armëpushim në Gazë

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Kryetarja e Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e kanë përshëndetur rezolutën e parë, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të KB-së, me të cilën kërkohet armëpushim në Rripin e Gazës.

"E përshëndes votimin e sotëm, javën e kaluar Këshilli Evropian njëzëri ka bërë thirrje në pushim urgjent humanitar, që do të sjell deri në armëpushim të përhershëm, lirim të pakushtëzuar të të gjithë pengjëve dhe sigurimin e ndihmës humanitare", tha Mishel në publikimin në Iks.

Fon der Lajen në rrjetin e njëjtë sociale ka shkruar se kjo rezolutë është me rëndësi vitale për mbrojtjen e të gjithë civilëve.

Ndërkaq, kryetari i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell  tha se armëpushimi duhet urgjentisht të zbatohet dhe se pritet të ndodh gjatë muajit të Ramazanit. Ai përmendi nevojën për rritje të hyrjes së ndihmës për civilët. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR