• e premte, 23 gusht 2024

BDI: Skandaloze, VLEN i quan administratorët shqiptarë të mykur

BDI: Skandaloze, VLEN i quan administratorët shqiptarë të mykur

Shkup, 21 gusht 2024

Asnjë ditë nuk kalon pa së paku një skandal. Bashkimi Demokratik për Integrim është i shokuar nga ofendimet e përditshme të vasalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur. 

Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur.

Nuk paska kufi poshtërimi që hyzmeqarët e VMRO-së nga Vlen mund t’ia bëjnë shqiptarëve. 

Mohuan flamurin, himnin vetëm dellumno, gjuhën, luftën, UÇK-në, Marrëveshjen e Ohrit, legjitimitetin, nënshkrimet e tyre në letër, deklaratat e tyre që nëse humbasin do të dorëhiqen, të gjitha premtimet e tyre zgjedhore dhe tashmë ofendojnë shqiptarët në institucione. 

Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i poshtëron shqiptarët dhe këtë e bëjnë vetëm prej etjes së tyre për pushtet për ta pasuruar vetën e për ta gjunjëzuar popullin.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR