• e hënë, 12 gusht 2024

BDI sërish për veting të monitoruar ndërkombëtar për secilin politikan

BDI sërish për veting të monitoruar ndërkombëtar për secilin politikan

Shkup, 10 gusht 2024 

Merrni guximin për të filluar veting zë monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan

Ditët kalojnë, dhe partitë nga qeveria monoetnike, të frikësuara nga kërkesa e BDI-së për të iniciuar një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në 30 vitet e fundit, përfshi edhe procesin e privatizimit, kanë mbetur të heshtura dhe po përpiqen të devijojnë temën me kumtesa boshe.

Ejani, menjëherë të fillojmë që secili nga politikanët të paraqesë pasurinë dhe të kaluarën e tij para një komisioni ndërkombëtar të monitorimit për veting.

Derisa nuk e bëni këtë, ju jeni vetëm mashtrues që përpiqeni të vidhni popullin nën sloganin "Kapeni hajnin"

BDI

________________________________________________________________________________________ 

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR