Baza e fshehtë e Gardës revolucionare të Iranit u dëmtua në sulmin izraelit
- Sulmi izraelit ndah Iranit me siguri e dëmtoi bazën e Gardës paraushtarake revolucionare iraniane e cila prodhon raketa balistike dhe lanson raketa për programin bërthamor, lajmërojnë agjencitë e huaja.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:15, 29 tetor, 2024
Dubai, 29 tetor 2024 (MIA) - Sulmi izraelit ndah Iranit me siguri e dëmtoi bazën e Gardës paraushtarake revolucionare iraniane e cila prodhon raketa balistike dhe lanson raketa për programin bërthamor, lajmërojnë agjencitë e huaja.
Siç është cekur, dëmtimi i bazës Sahrud inicon çështje të reja lidhur me sulmin izraelit të shtunën, posaçërisht sepse ai ishte i kahëzuar drejt rajonit që paraprakisht ishte përmendur nga Teherani, ndërkaq i cili e prëfshin Gardën revolucionare, fuqi e madhe në Iran.
Garda revolucionare iraniane tani për tani nuk e komenton dëmin e mundshëm të pësuar në sulmin izraelit.
Irani vetëm i konfirmoi sulmet izraelite në provincat Ilam, Kuzestan dhe Teheran, ndërkaq jo edhe në provincën rurale Semnan ku ndodhet baza. ab/
Foto: МIА arkivi