• e shtunë, 23 nëntor 2024

Baxho: Dhuna ndaj meje rezultoi vetëm me disa qepje

Baxho: Dhuna ndaj meje rezultoi vetëm me disa qepje

Altavilla Visentina, 21 qershor 2024 (MIA) - Legjenda e futbollit Roberto Baxho i ka qetësuar të gjithë tifozët e shqetësuar pasi mbrëmë u sulmua në shtëpinë e tij nga grabitës të armatosur.

Ai u godit në kokë dhe më pas u mbyll me familjen e tij, përderisa grabitësit plaçkitën pronën.

Pas eksperiencës, ish-futbollisti shkoi në një spital aty pranë për kontroll dhe “fitoi” disa qepje në kokë.

"Së pari, unë dhe familja ime duam t'ju falënderojmë për dashurinë që morëm. Në këto rrethana, gjithçka mund të ndodhë. Për fat të mirë, abuzimi që durova rezultoi me pak qepje, lëndime dhe shumë frikë. Tani mbetet të tejkalohet frika, ishin fjalët e para të Baxhos pas asaj që ndodhi. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR