• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bastisje në shtëpitë e Grubit dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Bajrami

Bastisje në shtëpitë e Grubit dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Bajrami

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Policia herët në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpitë e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, ndërsa siç publikuan një pjesë e mediave, bastisje bëhen edhe në disa lokacione tjera në lidhje me krimin e bërë në Lotarinë Shtetërore.

Gjatë bastisjeve, siç raportojnë mediat, si Grubi ashtu edhe Bajrami nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre.

Nga MPB për MIA-n konfirmuan se bëhen veprime në koordinim me prokurorin publik dhe se për detajet do të flasë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën për media të caktuar për sot në orën 15:00.

Ish zëvendëskryeministri Grubi, i cili më herët është vendosur në "listën e zezë" të SHBA-së për shkak të korrupsionit të madh, mbrëmë vonë në Fejsbuk publikoi se është jashtë vendit për vizitë private.

"Sot kam udhëtuar për vizitë private. Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni. Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar", shënoi Grubi në postim.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi më 9 dhjetor se po vendos sanksione kundër ish zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Enver Bexheti për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR