• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bashkësia ndërkombëtare pret që Maqedonia e Veriut t'i respektojë marrëveshjet dypalëshe, reagime pas betimit solemn të Siljanovska - Davkovës

Bashkësia ndërkombëtare pret që Maqedonia e Veriut t'i respektojë marrëveshjet dypalëshe, reagime pas betimit solemn të Siljanovska - Davkovës

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Nuk po ndalen reagimet pasi të dielën presidentja e re e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në betimin solemn nuk e përdori mbiemrin "E veriut". Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja presin që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e suksesshme të anëtarësimit dhe të respektohen marrëveshjet dypalëshe duke e përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës. Nga Greqia, e cila është nënshkruese e Marrëveshjes së Prespës, thonë se deri në këtë moment nuk kanë ardhur deri në pikën që të vendosin veto, por se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është parakusht i nevojshëm për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Nga Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, dje informuan se ajo do t'i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues, por se në paraqitjet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim.

"Sipas Kushtetutës, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues. Institucionet e vendit në pesë vitet e fundit pothuajse plotësisht kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret që të gjithë partnerët t'i respektojnë obligimet bilaterale dhe multilaterale që kanë ndërmarrë ndaj vendit", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes.

Информирани сме дека постои интерен допис во чии рамки се бара враќање на едно возило кое го користи претседателот. Не знаеме кој е мотивот за ваквиот допис, но напоменуваме дека безбедноста

Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis dje foli për nevojën që të respektohet Marrëveshja e Prespës si detyrim ndërkombëtar i të dyja vendeve. Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nëse porositë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryeministrit grek se progresi dhe marrëdhëniet dypalëshe varen nga respektimi i Marrëveshjes, në praktikë do të nënkuptojnë edhe veto greke për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, Marinakis tha se nuk kanë arritur në atë pikë, por se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është parakusht i domosdoshëm.

"Në këtë moment nuk jemi deri në këtë pikë, por është e qartë dhe nuk duhen shumë interpretime, parakusht i domosdoshëm për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut është respektimi i Marrëveshjes së Prespës", tha Marinakis.  

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis e cilësoi vendimin e Siljanovska-Davkova si të palejueshëm dhe provokues dhe i bëri thirrje asaj "të kthehet në detyrat e saj ligjore dhe në sjelljet që dalin nga roli i saj". Në një postim në Fejsbuk, Micotakis ka thënë se "çdo hap i Shkupit drejt Evropës" varet ndër të tjera nga përdorimi i emrit kushtetues.

"Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut që ta shkelë tekstin zyrtar të betimit dhe ta quajë vendin me emër të ndryshëm përfaqëson nismë të paligjshme dhe të palejueshme. Akt që e shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë kushtetutën e shtetit të saj. Por edhe minimin e së ardhmes së shtetit, siç tashmë deklaruan kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell", shkroi kryeministri grek. 

Грчкиот премиер Кирјакос Мицотакис денеска е во еднодневна официјална посета на Хрватска, а во Загреб ќе одржи средби со хрватскиот државен врв, јави дописничката на МИА од Атина.

Edhe nga Bashkimi Evropian dje me porosi se marrëveshjet dapalëshe ekzistuese duhet të respektohen dhe zbatohen.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano deklaroi se Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Maqedoninë e Veriut të tregojnë përkushtim mbi të ardhmen evropiane dhe të vazhdojnë rrugën e suksesshme të paraqasjes.

"Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese duhet të zbatohen me mirëbesim nga të gjitha palët, përfshirë Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë, duke përfshirë protokollet e saj. Këto janë pritshmëritë e BE-së, theksoi Stano.

Портпаролот на Европската унија (ЕУ) Питер Стано изјави дека бриселските институции „ги забележале“ извештаите за тоа дека Министерството за одбрана на Русија има намера да отвори канцеларија

Edhe nga Departamenti i Shtetit deklaruan se SHBA-ja bëri thirrje për respektim të Marrëveshjes së Prespës.

"SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Derisa qeveria e re po formohet dhe një kryeministër po zgjidhet, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në BE, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme dje njoftoi se Maqedonia e Veriut ka për obligim të respektojë Marrëveshjen e Prespës. Qeveria në Berlin, siç raporton Dojçe vele, dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re në Shkup dhe e konsideron të rëndësishme që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të zbatojë reformat e nevojshme gjatë rrugës.

"Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në Gjermaninë drejt asaj rruge. Sa i përket përdorimit të emrit, ekziston marrëveshje ndërkombëtare, Marrëveshja e Prespës me Greqinë për të cilën Maqedonia e Veriut është e detyruar", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së gjermane, Kristian Vagner.

Македонскиот дипломатски синдикат при Конфедерацијата на слободни синдикати денеска обвини дека против тројца дипломати се водат дисциплински постапки поради тоа што имале настап на трибина п

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ju bëjnë thirrje të gjithë faktorëve politikë, veçanërisht funksionarëve të zgjedhur shtetërorë, të kenë kujdes për marrëveshjet të njohura ndërkombëtarisht.

"Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes qytetarëve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e Partneritetit strategjik në Dialog strategjik me SHBA-në. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionerët e zgjedhur shtetëror. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit është interes themelor strategjik dhe garantues i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit", theksoi dje MPJ-ja. 

Për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës dhe për bashkëpunimin mes të dyja shteteve bisedë telefonike zhvilluan edhe ish kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Докажавме еднаш засекогаш дека во историјата на Балканот не се потребни победници и поразени. Доволна е почитта и силната волја за заедничка иднина на мир и развој, пишува лидерот на СИРИЗА и

Ciprasi dhe Zaevi kanë biseduar për zhvillimet politike në vendin tonë, ndërsa përveç rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës, sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, kanë theksuar "se sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që është zhvilluar nga të dyja palët".

Në të njëjtën kohë, ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmarrin nisma të përbashkëta për mbështetjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë.

Presidentja Siljanovska - Davkova u inaugurua të dielën në Kuvendin e Maqedonisë, ku dha deklaratë solemne, pas çka filloi mandati i saj pesëvjeçar si presidente e shtetit. Si presidentja e gjashtë që nga pavarësia e vendit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë, Siljanovska-Davkova  e trashëgoi Stevo Pendarovskin në postin presidencial, pasi e fitoi atë në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR