• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Barella ka rënë dakord për kontratën e re me Interin

Barella ka rënë dakord për kontratën e re me Interin

Milano, 15 shkurt 2024 (MIA) - Interi ka rënë dakod për rinovim të kontratës së një prej lojtarëve kyç të tij, transmeton "Gazeza delo sport". Bëhet fjalë për lojtarin e mesfushës Nikolla Barella, kontrata e të cilit deri në vitin 2026 do të vazhdohet edhe për tre vite.

Përfaqësuesi i kombëtares italiane do të marrë edhe rritje të pagës vjetore nga 6 në 7 milionë euro përmes bonuseve të arritura lehtë. Tashmë ka pasur dy takime mes kryetarëve të klubeve, Stiven Zhang dhe agjentin e lojtarit, Aleksandro Beltrami në Lisbonë dhe Riad, ndërsa marrëveshja përfundimtare me siguri do të arrihet në takimin e tretë në Madrid.

gazeta njofton edhe se Mançester Siti i ka ofruar ofertë "neroazurëve" për Barellën në javën e fundit të afatit kalimtar të verës. Klubi e ka njoftuar lojtarin për ofertën, por ai ka refuzuar duke preferuar të qëndrojë në “Xhuzepe Meaca”. Këtë sezon, mesfushori 27-vjeçar ka bërë 31 paraqitje në të gjitha ndeshjet me 2 gola dhe 5 asistime.

Ndërkohë, botimi raporton se edhe Simone Inzagi do të marrë një kontratë të re nëse Interi fiton titullin e Serie A këtë sezon. Titulli në Kalço do të shkaktojë një klauzolë në kontratën e tij që do të shtynte kontratën me 12 muaj deri në vitin 2026. Përveç kësaj, eksperti mund të marrë një rritje të pagës.

Për momentin, gjiganti nga Milani është lideri bindës në renditje me 7 pikë avantazh dhe një ndeshje më pak se rivali i tyre kryesor, Juventusi. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR