• e premte, 05 korrik 2024

Barcelona siguron 1,6 miliardë euro për rikonstruimin e “Kamp Nou“

Barcelona siguron 1,6 miliardë euro për rikonstruimin e  “Kamp Nou“

Barcelonë 25 prill 2023 (MIA) - Gjigandi spanjoll Barcelona njoftoi sot se ka siguruar 1,6 miliardë euro për rikonstruimin e stadiumit “Kamp Nou“, i cili do të fillojë me 1 qershor. 

Me rikonstruimin, kapaciteti i stadiumit do të rritet nga 99.300 në 105.000 ulëse. 

Klubi në njoftim ka saktësuar se paratë i kanë paguar 20 investitorë të ndryshëm, të cilëve do t'u kthehen në afate të ndryshme - nga pesë deri 24 vjet. 

Nga shuma totale, 420 milionë euro janë planifikuar të shpenzohen për rindërtimin e “Palau Blaugrana”, që është shtëpia e klubit të basketbollit dhe hendbollit, ndërsa 20 milionë euro janë të destinuara për stadiumin ”Johan Krojf”, ku ndeshjet e tyre i luajnë skuadrat rezerve dhe ato të femrave të Barcelonës.  

Në klub presin që punët ndërtimore të mbarojnë në vitin 2026, ndërsa ekipi i parë i Barcelonës derisa vazhdon rinovimi, do t'i luajë ndeshjet e veta në Stadiumin Olimpik, ndërsa “Kamp Nou“ do të kthehet në sezonin 2024/25, kur stadiumi nuk do të jetë me kapacitet të plotë atëherë. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR