• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Barcelona përgenjeshtron ryshfetin e arbitërve

Barcelona përgenjeshtron ryshfetin e arbitërve

Barcelonë, ​​7 mars 2023 (MIA) - Kryetari i ligës së parë të futbollit Barcelona, ​​Zhoan Laporta, tha sot se ekipi i tij “asnjëherë nuk i ka dhënë ryshfet ndonjë arbitri”.

Reagimi i tij vjen pasi në opinion  u ngrit  dyshim se Barcelona në të kaluarën kishte paguar  një shumë të caktuar parash në llogarinë e ish-menaxherit të arbitrit Hose Maria Enrikez Negreiro.

“Le të jetë e qartë se Barcelona asnjëherë nuk ka korruptuar ndonjë arbitër dhe as  planifikon të korruptojë arbitra. Absolutisht kurrë”, tha Laporta. 

Gazeta spanjolle "El Mundo" raportoi më 17 shkurt se Barcelona në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2018 ka paguar më shumë se gjashtë milionë euro në llogarinë e kompanisë "Dasnil 95" në pronësi të Negreiros, i cili nga viti 1994 deri në 2018 ishte kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve Teknik .

 Paratë,  dyshohet,  se janë paguar për shërbime këshilluese. ar/

 Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR