• e martë, 24 dhjetor 2024

Barcelona mund të ndahet nga Levandovski që të ketë para për transfere

Barcelona mund të ndahet nga Levandovski që të ketë para për transfere

Barcelonë, 29 prill 2024 (MIA) - Robert Levandoski mund të largohet nga Barcelona pas përfundimt të këtij sezoni. Mediat në Spanjë me javë të tëra pohojnë se gjendja e keqe financiare do ta detyrojë menaxhmentin e klubit klatalanas të shesë të paktën një nga lojtarët e përbërjes së parë, që të mund të punojnë më lirshëm gjatë periudhës së transfereve.

Ditët e fundit gjithnjë e më shumë përmendet emri i sulmuesit polak, si një nga ata që mendojnë ose jo opsion për ndarje.

Paraprakisht Barcelona ka zgjidhur një nga problemet e saj, e ai është pozicioni i trajnerit të klubit, pasi që është paralajmëruar se Çavi do të qëndrojë edhe një sezon.

Paga e Levandovskit është 32 milionë euro para tatimizimit.

Sipas kontratës aktuale, polaku 35 vjeçar duhet të luajë edhe një sezon në gjigantin spanjoll të futbollit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR