• e enjte, 26 dhjetor 2024

Barcelona me logon e Rolling Stouns në "El Klasiko"

Barcelona me logon e Rolling Stouns në

Barcelonë, 19 tetor 2023 (MIA) - Kampioni spanjoll i futbollit, Barcelona kumtoi sot se në derbin e ardhshëm të madh me Real Madridin në fanella do ta mbajë logon e rok-grupit të famshëm anglez, Rolling Stouns, si pjesë e kontratës sponzorizuese me Spotifaj.

Në fanellat e Barcelonës kryesisht qëndron logoja e Spotifaj, i cili është sponzor i anës së përparme të fanellës, ndërsa kampioni spanjoll tani miratoi qasje të ngjashme si vitin e kaluar kur lojtarët në fanella mbanin logon e këngëtarit Drejk, gjithashtu në "El Klasiko".

Derbi mes Barcelonës dhe Realit është në program në datën 28 të këtij muaji.

Logoja e njohur me buzët dhe gjuhën e nxjerrur është vepër e artistit anglez Xhon Pasha, vizatimi i të cilit në vitin 1970 u ble për 50 dollarë.

"ne jemi adhurues të mëdhenj të futbollit dhe për ne paraqet nder që Spotifaj e futi logon tonë me gjihën dhe buzët për ta zbukuruar fanellën e klubit të futbollit, Barcelona, për ta festuar editimin e albumit tonë "Hackney Diamonds". Do të bëjmë tifo për lojtarët në terren, si dhe për tifozët në mbarë botën të cilët do ta shohin këtë ndeshje të madhe", kumtuan nga Rolling Stouns. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR