• e diel, 25 gusht 2024

Barcelona dëshiron ta angazhojë Leaon

Barcelona dëshiron ta angazhojë Leaon

Barcelonë, 21 gusht 2024 (MIA) - Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të krahut nga radhët e Milanit, Rafael Leao, bën të ditur "Mundo Deportivo".

Sipas portalit sportiv spanjoll, katalunasit kanë drejtuar sytë te 25 vjeçari portugez pas mossuksesit për ta transferuar Niko Uiliamsin nga Atletik Bilbao.

Klubi pret që marrëveshja të lehtësohet nga marrëdhënia e tyre e mirë me agjentin e Leaos, Zhorge Mendesh.

Leao luan për Milanin që nga viti 2019.  Për ekipin ai luajti 211 ndeshje, ka shënuar 58 gola dhe 50 asistime.

Sipas portalit "Transfermarkt" vlera e futbollistit kap shifrën prej 90 milionë euro. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR