• e shtunë, 23 nëntor 2024

Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto 29,9 për qind nga PBV-ja e projektuar

Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto 29,9 për qind nga PBV-ja e projektuar

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Banka Popullore sot ka publikuar të dhënat më të fundit për borxhin e jashtëm neto. Sipas këtyre të dhënave, më 31 mars borxhi i jashtëm neto arrin 4,350 milionë euro ose 29.9 për qind të PBV-së së projektuar.

"Borxhi i jashtëm neto i vendit, në tremujorin e parë të vitit 2024 është ulur për 109 milionë euro, ose për 2.4 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë pjesëmarrje më të madhe në borxhin e përgjithshëm neto me 62 për qind, informon Banka qendrore.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pozicioni negativ neto i investimeve ndërkombëtare u rrit për 6 milionë euro dhe arrin 8,506 milionë euro, ose 58.4 për qind e PBV së projektuar për këtë vit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR