• e shtunë, 23 nëntor 2024

Balak e dëshiron Klopin për seleksionues të Gjermanisë

Balak e dëshiron Klopin për seleksionues të Gjermanisë

Londër, 21 shkurt 2024 (MIA) - Jirgen Klop do të ishte një seleksionues ideal i Gjermanisë, sepse i "simbolizon të gjitha qëndrimet gjermane" dhe "njerëzve kjo do t'u pëlqejë", deklaroi sot ish-kapiteni i ekipit kombëtar, 47-vjeçari Mihael Balak.

Klop muajin e kaluar paralajmëroi largim nga detyra e trajnerit në Liverpul në fund të këtij sezoni dhe porositi se planifikon të pushojë para një angazhimit të mundshëm të ri.

Klop (56) në Gjermani gjatë kohë është kandidati serioz për pozitën e seleksionuesit të cilën për momentin po e bën Julian Nagelsman, por kontrata e tij skadon pas EURO2024.

"Në rrjedhën normale të karrierës së tij një ditë do të duhej të ishte seleksionues gjerman. Do të dëshironim të ndodhte kjo një ditë, sepse ai i posedon cilësinë dhe karakterin e nevojshëm, të cilat, në të vërtetë, i simbolizojnë të gjitha qëndrimet gjermane. Na nevojitet një lider si ai. Kur të jetë gati, mendoj se kjo do t'u pëlqejë njerëzve", tha Balak në podkastin anglez "Football's Greatest" (Kolosët e futbollit). ab/

QËNDRONI TË LIDHUR