• e premte, 08 nëntor 2024

Bajerni po përpiqet të bindë Goreckën të largohet nga ekipi

Bajerni po përpiqet të bindë Goreckën të largohet nga ekipi

 Mynih, 18 gusht 2024 (MIA)  - Bajerni dëshiron të ndahet me mesfushorin e klubit Leon Gorecka.

 Sipas insajderit Florian Pletenberg, bavarezët po rrisin presionin ndaj  futbollistit 29-vjeçar për ta bindur  të kalojë në një klub tjetër këtë verë.

 Vetë Gorecka dëshiron të qëndrojë në Bajern dhe është i shqetësuar nga situata momentale.

 Sipas Pletenbergut, futbollisti gjerman është gati të largohet në dimër nëse merr pak kohë për të luajtur.

 Paraprakisht drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Fronjd deklaroi se mesfushori do të luftojë për një vend në përbërjen.

 Gorecka luan për Bajernin që nga korriku i vitit 2018. marrëveshja e tij është deri në vitin 2026. Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e lojtarit në 30 milionë euro.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR