• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajerni po përgatit largimin e Oliver Kanit

Bajerni po përgatit largimin e Oliver Kanit

Berlin, 24 prill 2023 (MIA) - Bordi mbikqyrës i Bajernit të Mynihut më 22 maj mund të shkarkojë nga detyra drejtorin ekzekutiv Oliver Kan për shkak të rezultateve të dobëta të klubit këtë sezon, raportojnë sot mediat gjermane.

Bajerni në çerekfinale në Ligën e Kampionëve u eleminua nga Mançester Siti, ndërsa performanca në Kupën e Gjermanisë përfundoi me humbje nga Frajburgu.

Më shumë se një muaj më parë, Bajerni zëvendësoi trajnerin Julian Nagelsman me Tomas Tuhelin në vend të tij, por kjo nuk i solli rezultatet e dëshiruara dhe klubi bavarez humbi ndërkohë vendin e parë në Bundesligë me pesë xhiro deri në fund të sezonit. 

"Kani mund të shkarkohet më 22 maj, por Hasan Salihamixhiq do të mbetet drejtor sportiv në detyrë. Kani është fajtori më i madh për rezultatet e dobëta, sepse ai sjellë vendime për gjithçka. Ai vendosi ta ndërrojë trajnerin dhe solli lojtarë. Bajernit nuk po i ecën mirë as me Nagelsmanin, as me Tuhelin. Drejtuesit e klubit po flasin edhe për Salihamixhiqin, por i vetmi zyrtar, puna e të cilit është në rrezik të madh, është Kani”, raportojnë Bild dhe Skaj Gjermania. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR