• e enjte, 18 korrik 2024

Baerni negocion me Çellsin për transferimin e Kepas

Baerni negocion me Çellsin për transferimin e Kepas

Munih, 9 gusht 2023 (MIA) - Baerni dëshiron që ta angazhojë portierin Kepa Arizaballaga nga Çellsi dhe tashmë janë vendosur kontakte mes klubeve për këtë çështje.

Këtë javë ishte publikuar se portieri i Baernit, Manuel Noer, i cili është duke u shëruar nga një dëmtim, nuk mund të kthehet në terren deri në vitin 2024. Në dhjetor, 37 vjeçari gjerman e ka thyer këmbën e djathtë duke bërë ski.

Portieri zviceran, Jan Zomer, i cili u soll për të zëvendësuar Noerin këtë dimër, u largua nga Baern Munih këtë javë. Ai u largua në Inter me kontratë trevjeçare. 

Njëzet e tetë vjeçari Kepa iu bashkua Çellsit në verën e vitit 2018 nga Atletik për 80 milionë euro. Në sezonin 2022/23 ai luajti 39 ndeshje dhe pranoi 45 gola. Në 12 takime, spanjolli e mbajti "pastër" portën e tij. qa/mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR