• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajerni ishte i gatshëm të harxhojë 250 milionë euro për Halandin, por e humbi garën me Sitin

Bajerni ishte i gatshëm të harxhojë 250 milionë euro për Halandin, por e humbi garën me Sitin

Mynih, 12 prill 2023 (MIA) - Udhëheqësia e Bajernit të Mynihut gjatë verës së kaluar përgatitej për angazhimin e Erling Halandit dhe ishte e gatshme të investojë 250 milionë euro në lojtarin, por e humbi garën me Mançester Sitin.

Sipas "Kiker", Bajerni ka qenë i gatshëm ta "shkel" sistemin e pagave në klub dhe t'i paguajë norvegjezit 35 milionë euro në vit.

Me kontratën pesëvjeçare dhe klauzolën për lirim të Halandit në Borusia Dortmund prej 75 milionë funtave, shuma e përgjithshme do të ishte 250 milionë funta. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR