• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajerni i Mynihut nuk do të nënshkruajë me De Hean, Tuhel vendosi veto në transferin

Bajerni i Mynihut nuk do të nënshkruajë me De Hean, Tuhel vendosi veto në transferin

Mynih, 17 gusht 2023 (MIA) - Bajerni i Mynihut nuk do të nënshkruajë me David De Hean, ndërsa dështoi edhe transferimi i Stefan Ortegas. Sipas gazetarit të "Skaj Sport Dojçland", Florian Pletenberg, pas negociatave të zhvilluara mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm, marrëveshja për të transferuar Ortegan nga Mançester Siti në Bajern po dështon.

Arsyeja kryesore është ngurrimi i Mançester Sitit dhe Pep Guardiolës për të lënë portierin të largohet. Ata nuk duan të nënshkruajnë me një tjetër portier zëvendësues, megjithëse klubit i janë ofruar disa opsione në orët e fundit, duke përfshirë portierin e Lidsit, Ilan Melier.

Bajerni dëshiroi ta angazhojë Ortegan në huazim dhe i bëri një ofertë konkrete. Trajneri Tomas Tuhel donte ta shihte në ekip. Stefani e mendoi seriozisht këtë opsion, por drejtuesit e Bajernit nuk duan të presin më.

Sipas burimit, Bajerni nuk do të punësojë as David de Hean, i cili është i lirë pas largimit nga Mançester Junajted. Tuhel vendosi veto për transferimin e tij, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se rikthimi i Manuel Nojerit pritet për disa javë. De Hea donte të transferohej në Bajern, por ata nuk do ta angazhojnë atë.

Paraprakisht u raportua se Bajerni do ta fillojë sezonin me Sven Ulrajh në gol, pasi ata llogarisin që Nojer të kthehet së shpejti në aksion. Pletenberg e konfirmon këtë informacion dhe shkruan se Ulrajh do të jetë kryesori deri në rikthimin e Nojerit. Drejtuesit e Bajernit janë të kënaqur me paraqitjen e Svenit në parasezon dhe kanë besim të plotë tek ai. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR