• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajerni fillon negociata për angazhimin e Alonsos

Bajerni fillon negociata për angazhimin e Alonsos

Mynih, 1 mars 2024 (MIA) - Gjiganti gjerman i futbollit Bajern Mynih  është nisur në aksion që ta angazhojë stretegun spanjoll Çabi Alonson për trajner të tij nga sezoni i ardhshëm. 

 Sipas informacioneve të gazetarit Florian Pletenberg, nëse Alonso vendos të marrë Bajernin këtë verë, klubi i tij aktual Bajer Leverkusen do të kërkojë dëmshpërblim 25 milionë euro.

 Sipas marrëveshjes mes trajnerit spanjoll dhe liderit aktual në Bundesligë, klauzola e dëmshpërblimit është   15 milionë euro, por e njëjta pa miratimin e Bajerit mund të aktivizohet  nga vera e vitit të ardhshëm.

 Alonso,  thuhet se është i disponueshëm  për negociata me Bajernin, por sipas informacioneve  menaxheri i tij është kontaktuar edhe nga Liverpuli, i cili pas largimit të paralajmëruar  të Jirgen Klopit, gjithashtu do të ketë trajner të ri nga sezoni i ardhshëm.  

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR