• e hënë, 08 korrik 2024

Bajdeni prezantoi buxhetin parazgjedhor prej 7.3 trilionë dollarëve

Bajdeni prezantoi buxhetin parazgjedhor prej 7.3 trilionë dollarëve

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden të hënën e prezantoi vizionin e tij politik për një mandat të dytë të mundshëm katërvjeçar, duke propozuar një buxhet prej 7.3 trilion dollarësh për një vit zgjedhor, me qëllim që të bindë amerikanët skeptikë se ai mund ta drejtojë ekonominë më mirë se Donald Trampi.

Bajdeni dëshiron të rrisë taksat për koorporatat dhe të pasurit për të reduktuar deficitin dhe për të financuar programe të reja me të cilat duhet t'u ndihmojnë personave me të ardhura të ulëta të përballojnë kostot e larta të strehimit dhe kujdesit për fëmijët. Kongresi me siguri nuk do të miratojë masat e propozuara.

Buxheti i Bajdenit për vitin fiskal 2025, i cili fillon në tetor, përfshin një rritje të normës së taksës së koorporatave nga 21 në 28 për qind, gjë që do t'i detyronte ata me një pasuri prej 100 milionë dollarësh ose më shumë të paguanin të paktën 25 për qind të të ardhurave të tyre dhe i mundëson Bajdenit të negocioj kosto më të ulëta të barnave.

Ndërkohë, qeveria do të rivendosë kredinë e taksave për fëmijët për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme, do të financojë programet e kujdesit për fëmijët, do të drejtojë 258 miliardë dollarë për të ndërtuar shtëpi, do të sigurojë 12 javë pushim familjar me pagesë për punëtorët dhe do të shpenzojë miliarda për zbatimin e ligjit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, Majk Xhonson, me shpejtësi e hodhi poshtë propozimin, duke thënë se ai pasqyronte një "oreks të pangopur për shpenzime të pamatura" dhe një "mospërfillje të përgjegjësisë fiskale".

Buxheti u njoftua disa ditë pas fjalimit të Bajdenit për gjendjen e kombit, në të cilin ai sulmoi politikat e Trampit, kundërshtari i pritshëm republikan në zgjedhjet e nëntorit.

Dyzet për qind e amerikanëve mendojnë se Trampi do ta menaxhonte më mirë ekonominë, krahasuar me 31 për qind që zgjodhën Bajdenin dhe 28 për qind që ose nuk e dinin ose refuzuan të përgjigjen, tregoi një anketë e bërë në janar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR