• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden bëri thirrje për ndërprerje të konfliktit në Sudan, kërcënoi se do të vendosë sanksione

Bajden bëri thirrje për ndërprerje të konfliktit në Sudan, kërcënoi se do të vendosë sanksione

Uashington, 4 maj 2023 (MIA) - Dhuna në Sudan është tragjedi dhe duhet të ndalojë, deklaroi sot presidenti amerikan, Xho Bajden.

Bajden kumtoi se ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për përforcim të autorizimeve të Qeverisë amerikane për vendosje të sanksioneve kundër "individëve të cilët e rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Sudanit, e minojnë tranzicionin demokratik, përdorin dhunë ndaj civilëve dhe kryejnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut".

Presidenti amerikan edhe njëherë bëri thirrje për "ndërprerje të përhershme të zjarrit" mes armatës dhe forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF).

Drejtoresha e Zbulimit nacional të SHBA-së, Avril Hejns paralajmëroi sot gjatë dëgjimit në Senat se mund të pritet konflikt "i vazhdueshëm", sepse "të dy palët besojnë se mund të fitojnë dhe nuk kanë shumë arsye të ulen në tryezë për të negociuar".

Hejns, gjithashtu, tha se dy palët e konfliktuara kërkojnë "mbështetje të jashtme", ndërsa një e tillë ofrohet, "kjo me siguri do ta ndezë konfliktin dhe do të krijojë potencial më të madh për përhapjen e tij në tërë rajonin".

Si edhe përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë, ajo paralajmëroi se luftimet mund të çojnë drejt "rrjedhave të mëdha të migrimeve dhe nevojës për ndihmë në rajon".

prej 15 prillit në Sudan po rrjedhë konflikti mes armatës sudaneze, të kryesuar nga gjenerali Abdel Fatah Burhan dhe Forcave për mbështetje të shpejtë të gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR