• e diel, 06 tetor 2024

Baerni nis rikonstruksionin e stadiumit para EURO2024

Baerni nis rikonstruksionin e stadiumit para EURO2024

Mynih, 5 korrik 2023 (MIA) - Kampioni gjerman i futbollit, Baern Mynih, kumtoi sot se gjatë pushimit veror do të fillojë me rikonstruksionin e stadiumit të tij, si dhe me vendosjen e një sipërfaqeje hibride në fushë ku do të zhvillohen ndeshje nga Kampionati Evropian vitin e ardhshëm, si dhe finalja e Ligës së Kampionëve në 2025.

Sipërfaqja e re do të ketë një përzierje të barit natyror dhe artificial.

“Fusha jonë do të jetë në një nivel më të lartë dhe vetëm kjo do ta bëjë më të lehtë të luajmë”, tha drejtori i "Allianz Arena", Jirgen Mut.

Kapaciteti i stadiumit të Mynihut edhe pas rikonstruksionit do të mbetet si më parë me 75 mijë ulëse, ndërsa Baern tha se rirregullimi i tribunave është bërë për arsye sigurie me rekomandim të autoriteteve lokale.

Stadiumi i Bayernit do të jetë nikoqir i gjashtë ndeshjeve në EURO2024. ls/

Foto: Fesjbuk

QËNDRONI TË LIDHUR