• e enjte, 18 korrik 2024

Baer pa humbje edhe pas ndeshjes së 30-të këtë sezon

Baer pa humbje edhe pas ndeshjes së 30-të këtë sezon

Leverkuzen, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ekipi i Baer Leverkuzenit ka mbetur i pamposhtur edhe pas ndeshjes së 30-të në sezonin aktual.

Të përzgjedhurit e trajnerit Çabi Alonso mbrëmë e fituan Shtutgardin me rezultatin 3:2 në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Baer ishte në disavantazh prej 0:1 dhe 1:2, por në fund fitoi me gol të shënuar në minutën e 90-të.

Kështu, “Farmacistët” arritën deri te fitorja e 26-të që nga fillimi i sezonit, në të cilin kanë edhe katër barazime. Ata në Bundesligë kanë 16 fitore dhe katër barazime, në Kupën e Gjermanisë katër fitore, ndërsa gjashtë herë u gëzuan në Ligën e Evropës.

Më 10 shkurt lideri i Bundesligës do të jetë mysafir i Bajern Mynihut, i cili është në vendin e dytë me dy pika më pak. ls/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR