• e enjte, 26 dhjetor 2024

Babai i futbollistit Lamin Jamal është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë

Babai i futbollistit Lamin Jamal është plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë

Barcelonë, 15 gusht 2024 (MIA) - Babai i futbollistit të Barcelonës, Lamin Jamal, Munir Nazraui është në gjendje të rëndë me plagë therëse në spitalin në Badalona.

Siç kumtoi "La Vanguardia", një peson i panjohur e ka sulmuar Nazrauin në një parking në qytetin Mataro. Burri ishte dërguar në spitalin San Ruti.

Policia po e heton incidentin dhe tashmë ka gjetur dëshmitarët, por për momentin nuk dihen rrethanat për sulmin e babait të futbollistit të Barcelonës.

Lamin Jamal e kaloi shkollën e futbollit në Barcelonë. Ai me katalonasit u bë kampion i Spanjës, ndërsa në Euro 2024 e fitoi trofeun.

Ai në Kampionatin evropian u bë lojtari i ri më i mirë i turneut. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR