• e shtunë, 23 nëntor 2024

Azar e përfundoi karrierën në moshën 32-vjeçare

Azar e përfundoi karrierën në moshën 32-vjeçare

Bruksel, 10 tetor 2023 (MIA) - Futbollisti belg Eden Azar është tërhequr nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

“Duhet të dëgjoni veten dhe të thoni 'ndaloni' në kohën e duhur. Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist. Kam arritur të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën. Gjatë karrierës sime kam qenë me fat që kam takuar menaxherë, trajnerë dhe shokë të mirë të skuadrës – faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungoni të gjithë”", deklaroi Azar.

Ai iu falënderua klubeve për të cilat ka luajtur, Lillë, Çellsi dhe Real Madrid, si dhe Federatës belge të futbollit për përzgjedhjen e tij në kombëtaren belge.

“Një falënderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija. Më në fund, një falënderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur për gjithë këto vite dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur”, tha ai.

Azar gjatë karrierës së tij zhvilloi 749 ndeshje, duke shënuar 200 gola, 193 asistime dhe fitoi 15 trofe.

Azar shkëlqeu gjatë periudhës së tij në Çellsi, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, ndërsa fitoi edhe dy Liga të Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Belgu fitoi dy tituj të La Ligës, Kupën e mbretit dhe Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit të tij në Real Madrid. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR