• e shtunë, 23 nëntor 2024

Atletiko Madridi do të paguajë 460 mijë euro për huazimin e Kinit

Atletiko Madridi do të paguajë 460 mijë euro për huazimin e Kinit

Madrid, 24 janar 2024 (MIA) - Atletiko Madridi ka rënë dakord me Juventusin për huazimin e sulmuesit Mojs Kin, shkruan gazetari Fabricio Romano në rrjetin social "X". Periudha e kontratës është gjashtë muaj. 

Sipas Romanos, klubi madrilen do të paguajë rreth 460 milionë euro. Atletiko Madridi do të paguajë pagën e plotë të sulmuesit italian. Së shpejti pritet edhe njoftimi zyrtarë nga dy klubet. 

Kin për ekipin e Torinos luan që nga viti 2021. Këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje për Juventusin të cilat nuk ishte efektive.

Portali “Transfermarkt” e vlerëson vlerën e lojtarit në 18 milionë euro. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR