Atletik: Salah do të thyejë rekordin e transferimeve të Nejmarit nëse kalon në Al-Itihad
- Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah ka mundësi të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:13, 7 shkurt, 2024
Londër, 7 shkurt 2024 (MIA) - Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah ka mundësi të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.
Sipas "The Athletic", Al Itihad mbetet i interesuar për futbollistin 31 vjeçar. Klubi saudit është gati të paguajë 234 milionë euro për Salahun. Nëse transferimi ndodh, kjo mund të jetë transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë. Aktualisht ai është transferimi i Nejmar nga Barcelona në PSZH (222 milionë euro).
Futbollisti egjiptian luan për Liverpulin nga viti 2017. Kontrata e tij është deri në verë të vitit 2025. Këtë sezon, Salahu luajti në 27 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 18 gola dhe pati nëntë asistime.
Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e lojtarit në 65 milionë euro. rq/bsh/
Foto: EPA